Komisioni Evropian në raportin e fundit ekonomik të vjeshtës parashikon se Maqedonia do të përfundojë vitin me një rritje ekonomike prej 1,7 për qind. 

Në raport thuhet se lëvizjet ekonomike dhe investimet në gjysmën e parë janë ulur për shkak të krizës së vazhdueshme politike. Për vitin e ardhshëm, KE parashikon rritje në BPV-së të Maqedonisë prej 2,7, dhe në vitin 2019 për 3,2 për qind. Parashikohet edhe rritje e mëtejshme e punësimit dhe ulje e shkallës së papunësisë në vitin e ardhshëm në 21,4, ndërsa në 2019 në 21 për qind.

KE ka parashikime optimiste për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë dhe pret që rritja e BPV-së më së shumit të ndikojë në kërkesat dhe konsumin vendor. Ndikimi pozitiv do të jetë edhe rritja e pagave minimale, si dhe investimet publike. Rritja ekonomike, sipas KE-së, mundet sërish të ngadalësohet në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës politike, e cila, siç vlerëson, mbetet e brishtë. Qëndrueshmëria fiskale mund të rrezikohet nëse Qeveria i rrit shpenzimet për subvencione dhe paga pa zbatimin e masave të konsolidimit të qëndrueshëm, vlerëson KE në raportin ekonomik të vjeshtës./FOL/