Analiza vjetore e Komisionit Evropian për programe reformuese ekonomike të vendeve kandidate për anëtarësim në BE tregon trende pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe e tërheqë vëmendjen e të gjithë faktorëve ndaj sfidave.

Komisioni Evropian konstatoi se rritja ekonomike në vend sërish po merr hov dhe se pikëpamjet janë pozitive.
“Falë eksportit të fuqishëm dhe konsumit të fuqishëm vendor, bruto prodhimi vendor (BPV) është rritur për 2.7 për qind në vitin 2018”, thuhet në raportin vjetor për programin reformues ekonomik (PRE) të KE-së.

Pritjet janë se ekonomia do të vazhdojë të rritet prej 3,2 për qind në vitin 2019 deri 5,1 për qind në vitin 2021, para së gjithash falë kërkesës vendore. Megjithatë, KE paralajmëron se rrethanat e jashtme do të mund të përkeqësohen më shumë nga e pritura, me çka vihet në rrezik ky parashikim optimist.

“Me atë rast, ekziston rreziku që rritja nga eksporti të rritet më shumë nga e planifikuara për shkak të kërkesës vendore, përderisa, ndërkaq parashikimet për investime mund të sillen në pikëpyetje për shkak të zbatimit të dobët të projekteve të planifikuara infrastrukturore dhe ndikimit të ulët të mbështetjes së shtuar financiare për investimet private”, qëndron në vlerësimin e KE-së.

Lidhur me stabilizimin fiskal, Komisioni konsideron se disa prej masave mund të mos mjaftojnë në afat të gjatë, para së gjithash për shkak të rreziqeve lidhur me zbatimin e tyre.

KE konsideron edhe se nevojitet mbikëqyrje më e madhe ndaj borxhit në rritje të ndërmarrjeve publike, të cilat punojnë jashtë kornizave të regjimit qeveritar fiskal./Alsat