Karvani i Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi mbrëmë ishte në Veles. Në tubimin në sallën ‘Beli Mugri’, Koalicioni i prezantoi prioritetet e tij dhe e prezantoi programin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi është modern, me subjekte politike, të cilat gravitojnë edhe majtas edhe djathtas dhe drejt qendrës dhe bazës. Angazhimi ynë kryesor është që të tentojmë t’i kthejmë vlerat e vërteta, të cilat janë deformuar’, tha Jove Kekenovski.

Në tubim janë prezantuar edhe bartësi i Njësisë zgjedhore 4, Sllobodan Bogoevski, si dhe kandidati për deputet nga Velesi nga Njësia zgjedhore 3, Zhan Meshkov.