Vetëm ish kryeministri Nikolla Gruevski është i interesuar që të eskalon situata në Maqedoni, ndërsa opozita e drejtuar nga Zoran Zaev po proteston në mënyrë demokratike dhe nuk është e interesuar për dhunë.

Kështu vlerson profesori universitar, Jove Kekenovski. Sipas tij, Gruevski për shkak të zhvillimeve të fundit politike është duke e humbur besimin tek popullata maqedonase dhe për këtë shkak ai tenton që në mënyrë artificiale të bëj presion në bisedimet që mbahen mes katër partive politike.

“Po të donte që dikush që ta eskalone situatën në Maqedoni deri tani do të mund ta bënte këtë disa herë por është e qartë se askush nuk e do një gjë të tillë, edhe pse Gruevski e dëshiron këtë posaçërisht me deklaratën e tij të fundit. E gjithë kjo që po ndodh protestat e ditës së hënë edhe kundërprotestat të gjitha këto janë forma paraprake për presion secila prej palëve ta fryej rejtingun e vet në bisedimet dhe të tregoj se ku është populli. Është e qartë se Gruevski po e humb më popullin dhe deshti apo nuk deshti ai duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe të bisedoj”, ka deklaruar Kekenovski duke shtuar se Maqedonia për të dalur nga kriza duhet që të formohet një Qeveri e ekspertëve, ndërsa në negociatat mes katër partive më të mëdha të kyçen edhe partitë tjera më të vogla.

Ai thotë se Gruevski gjatë kësaj periudhe tenton me çdo kusht që të mbajë monopolin mbi mediat pasi 90% prej tyre janë nën kontrollë të plotë të pushtetit.

“Por megjithatë në këtë rast duhet qartë ti porosisim katër partitë politike se ato nuk kanë kredibilitet për të biseduar në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe për këtë arsye formati i bisedimeve duhet të zgjërohet me qëllim që të kyçen edhe subjekte tjera në to dhe sa më shpejtë që është e mundur të kontraktohet ajo Qeveri e ekspertëve sepse është më shumë se e qartë se ajo duhet të formohet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, me këtë Marrëveshja e Përzhinos është kthyer nga fillimi dhe në këtë kuptim do të thotë se do të ishte mirë që bashkësia ndërkombëtare që të bëj presion që të bëhet një shtojcë e marrëveshjes dhe të saktësohet gjithçka. Për çdo rast bisedimet janë në rrjedhë dhe ato siç jemi të informuar kanë ngelur rrethë medieve sepse këtu Gruevski nuk dëshiron ta humbë monopolin që e ka mbi mediat”, ka përfunduar Jove Kekenovski/Zhurnal