Deklarata e VMRO-DPMNE-së edhe njëherë tregoi se Komiteti Ekzekutiv edhe ai i drejtuesve të partisë iu është me rëndësi vetëm që ta shpejtojnë lëkurën e tyre, dhe jo interesat e popullit, komentoi profesori universitar Jove Kekenovski.

“Me deklaratën ata dëshmuan se janë të gatshëm të shkojnë deri në fund, duan që ta frikësojnë popullin që ta realizojnë qëllimin e tyre, shpëtimin e të ardhmes së parashikueshme të tyre. Janë të gatshëm që të nisin luftë vëlla vrasëse vetëm për një grup të njerëzve që na kanë gënjyer dhe vjedhur për 10 vite”, deklaroi Kekenovski.

Profesori Kekenovski vlerësoi se deklarata me të cilën partia përmes të dyshuarit Nikolla Gruevski ka dërguar porosi deri te anëtarësia e saj është tentimi i fundit i kreut të VMRO-DPMNE-së që me fuqi, presion dhe mashtrime zgjedhore të qëndrojnë në pushtet dhe të pamundësojnë zbulimin e krimit të tërësishëm që e kanë bërë gjatë sundimit të tyre dhjetë vjeçar./lajmpress.com