“Kemi tre plumba për ju” – një letër të tillë kërcënuese dje ka marrë homologu i tij grek Nikos Kotzias. Sipas Ministrit të Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Toscas, letra kërcënues i është drejtuar Kotias-it dhe familjes së tij, përcjell Fol.

Toskas për televizionin grek “Antena”, tha se letra anonime është dorëzuar deri te shërbimet përkatëse të policisë për të gjetur personat që e kanë dërguar. Ministri grek i Mbrojtjes Civile tha se veprimet e tilla janë vetëm për shkak se dikujt nuk i pëlqen mënyra sesi negocohet.

“Unë mendoj se nuk ka nevojë të komentojë sesa e rrezikshme është të dërgohen letra për ata që janë duke u përpjekur për të zgjidhur problemet në mënyrë të drejtë, sepse nuk u pëlqen mënyra sesi ecin negociatat”, ka thënë Toskas. /Fol/