Vetëm pak kohë na ndajnë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat do të zhvillohen më 11 qershor. Partitë kosovare tashmë kanë hyrë në fushatë dhe shumë fytyra të njohura publike kanë vendosur të rreshtohet, duke aderuar në partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

Një ndër ta është edhe këngëtari i njohur Ylli Limani, i cili duket se ka vendosur t’i bashkohet PDK-së. Në këtë përfundim mund të arrish kur shikon fotografinë e tij të fundit me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Sikurse është mësuar. Ai ishte i ftuar në një festë familjar dhe atje është takuar edhe me kryetarin e Drenasit. Në mbishkrim të fotografisë Ylli i vendosi vetëm një fjalë ‘I madhi’, kështu e quan ai Lladrovcin.

Ndërsa se a ka aderuar apo jo Ylli në Partinë Demokratike të Kosovës, kjo fotografi bën të dyshoni vërtetë!