Mund të merrni frymë lirshëm, legjenda urbane se gëlltitja aksidentale e çamçakëzit mund të çojë në qëndrimin e tij në zorrë për 7 vjet nuk është aspak e vërtetë…

Teksa çamçakëzi nuk është krijuar për t’u ngrënë, por për t’u përtypur, mjekët konfirmojnë se nuk mund t’i ngjisë organet vitale të një njeriu. Por çfarë ndodh në të vërtetë kur gëlltisim një çamçakëz? Sipas ekspertes Lisa Ganjihu nga NYU Langone Medical Centre në New York, ai kalon në trup njësoj si ushqimet e tjera, por është më i vështirë për t’u tretur.

Duke folur për Buzzfeed ajo thotë se sistemi tretës është shumë i fortë, e sa kohë mund të tresë një biftek të tërë, çamçakëzi nuk është problem. Megjithatë, ato nuk kanë asnjëlloj vlere ushqyese, ndaj sipas ekspertes nuk është e këshillueshme që t’i gëlltisni.