Nëse rastësisht vishni mbrapsht ndonjë rrobë, ajo ditë thuhet se do të jetë me fat për ju. Për këtë “dukuri të rrallë” siç është e premtja e 13-të, e cila ndodh deri në tri herë në vit, ekzistojnë shumë tregime dhe bestytni.
Kjo edhe nuk është për t’u çuditur, sepse temat lidhur me besëtytnitë janë shumë të popullarizuara. Madje kështu ekziston edhe lidhshmëria midis mënyrës së veshjes dhe besëtytnisë.
1. Veshja mbrapsht e rrobave
Kur dikush ju thotë që gabimisht keni veshur fanellën mbrapsht, vetëm buzëqeshni, por mos e ndreqni gabimin nëse dëshironi që tërë ditën t’ju ndjekë fati i mirë.
Njësoj është edhe me çorapet. Veshja mbrapsht e paqëllimshme e çorapeve konsiderohet fat i mirë. Gjithashtu duhet t’i bartni tërë ditën kështu në mënyrë që fati t’ju realizohet.
2. Pullat në rroba
Numri tek i pullave në rroba do të duhej t’ju sillte fat të veçantë. Edhe pse dyshojmë që tani do të filloni t’i numëroni pullat dhe do të ngjisni pulla shtesë, në rast se i keni çift.
Është interesante që dhënia dhe marrja e pullave simbolizon miqësi të gjatë, por edhe një besëtytni e lidhur me pullat ka të bëjë me atë që nëse gjeni pulla, duhet t’i merrni dhe t’i fusni në xhep, sepse ajo është shenjë e fatit tuaj të mirë.
3. Veshja e rrobave me pika
Format e vogla e të rrumbullakëta pikërisht paraqesin shuma të mëdha parash, të cilat së shpejti do të gjenden në llogarinë tuaj bankare.
4. Veshja e rrobave të kaltra
Disa konsiderojnë që ngjyra e kaltër është me fat, e cila tërheq sukses. Gjithashtu është e njohur edhe që nusja në ditën e kurorëzimit duhet të veshë diçka të kaltër për të qenë e lumtur.
5. Mbathja e këpucëve
Kur lidhëset e këpucëve tuaja zgjidhen vetë vazhdimisht, edhe pse i disa herë i keni lidhur mirë, do të thotë që do të duhej të merrni lajme të mira. Vënia e këpucëve mbi tavolinë apo mbi krevat do të thotë fat i keq dhe mund të prisni që shpejt të grindeni me dikë.
Sipas besëtytnisë, nëse partneri ju dhuron një palë këpucë, e ardhmja juaj e përbashkët vihet në dyshim. Por nuk besojmë se nëse personi i dashur do t’ju dhuronte një palë këpucë, dhe vërtet do të dëshironte të ndaheni. Një herë në jetë duhet t’i dhuroni një palë këpucë personit të cilit i nevojiten ato.
Madje, sipas një thënieje të vjetër, nëse nuk e bëni këtë, në jetën tjetër do të ecni zbathur. Pa marrë parasysh thënien dhe besëtytninë, çfarëdo që nuk e vishni më, dhurojeni për qëllime bamirësie