Avioni i kompanisë ajrore gjermane nga Omani ka zbritur në Kuvajt për shkak të kërcënimit për sulm me bombë, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore kuvajtiane e lajmeve Kuna njofton se një avion nga qyteti i Omanit, Salalah gjatë fluturimit për në Këln është ulur të dielën në mëngjes për shkak të kërcënimit me bombë.

Sipas Kuna, rreth 300 pasagjerë u evakuuan nga avioni, dhe policia kontrolloi avionin.

Avioni i vetëm i cili sot u nis nga Salalah për në Këln është avion i kompanisë me buxhet të ulët Eurowings, Airbus EW 117.

Nga kompania në fjalë ende nuk janë deklaruar.