Afër 1500 persona janë evakuuar nga një kinema në Moskë pasi një thirrje anonime telefonike informoi policinë për një bombë.

“Pas thirrjes anonime 1400 persona janë evakuuar nga qendra filmike. Ndërtesa është duke u kontrolluar”, ka thënë një burim për ‘Sputnik’.

Policia e Moskës po kryen hetimet.