Sot në ora 3 pas mesnate policia e Shkupit është informuar se në një pompë benzine në bulevarin “Boris Trajkovski” në Shkup, dy persona të maskuar dhe me “kallash” kanë kryer plaçkitje ndaj dy të punësuarve. Me këtë rast, atyre u është marrë një shumë e parave nga qarkullimi ditor, shkruan Gazeta Lajm. Ekip policor ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po punon për ndriçim të plotë të rastit.