E dashura e Isco-s, Sara Salamo, vazhdon të fajësohet për rënien e rendimentit të yllit të Real Madrid dhe ajo ka shkuar në polici të bëjë një denoncim pasi ka marrë kërcënime me vdekje në Twitter.

Një nga mediat spanjolle ka shkruar kohët e fundit se ajo ishte përgjegjëse për jetën e shfrenuar të natës që supozohet se bën lojtari.

Sara është kundërpërgjigjur duke kërcënuar me padi median në fjalë, por tani kjo çështje ka marrë një nuancë të errët.

Ajo, në fakt, ka marrë një kërcënim në Twitter dhe është përgjigjur duke shkruar: “Përshëndetje polic, ky njeri, që e përkufizon veten si mizogjen, po më dërgon këto mesazhe”.

Mesazhi kërcënues është fshirë, por në të është shkruar ‘ditët e tuaja janë të numëruara’. Policia e ka këshilluar Salamo-n se si duhet të sillet në raste të tilla.