I thyhen xhamat veturës së ish deputetes së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti. Informacioni bëhet i ditur nga vet Ermira Mehmeti, e cila ka shpërndarë foto në rrjetin social facebook.

“Kërcënim, frikësim, shantazh apo mesazh që ta mbyll gojën?”, pyet Ermira Mehmeti.

Kujtojmë Ermira Mehmeti ditë më parë ajo deklaroi se BDI-ja është humbëse morale e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Sipas Mehmetit, BDI-ja në zgjedhje u ndëshkua nga shqiptarët për shkak të programit të konsumuar, njerëzve të konsumuar, por edhe për shkak të moskundërshtimit të politikave të VMRO-së.