Një person është arrestuar, pasi akuzohet se përmes rrjetit social “Facebook” ka kërcënuar familjen e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq. 

Në pranga, është vënë 28-vjeçari me inicialet M.R., raportojnë mediat lokale.

I riu kishte përdorur një emër të rremë në rrjetet sociale.

Arrestimi i tij është bërë në koordinim me Zyrën e Krimit Kibernetik.