Kreu i shtetit turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se anëtarësimi në BE mund të mos jetë më sfidë për vendin e tij, që do të shohë mundësinë e krijimit të një aleance me Kinën, Rusinë dhe vendet e Azisë Qendrore.

Sipas të përditshmes turke, “Hyrjet”, Erdogan është shprehur: “Turqia duhet të ndjehet e qetë. Nuk duhet të themi, për ne është vetëm Bashkimi evropian me çdo kusht”.

Kjo deklaratë e Presidentit turk vjen pas qëndrimit kritik që Bashkimi Europian ka mbajtur ndaj politikave të ashpra të Erdoganit në vend, ku duket se pranimi në union do ende kohë.

Erdogan javën e kaluar beri thirrje turqve te jenë të durueshëm deri në fund të vitit mbi marrëdhëniet me Evropën, ndërsa ka deklaruar se një referendum mund të mbahet në vitin 2017 në lidhje me anëtarësimin në BE.