Kërçova i bën pritje madhështore Ziadin Selës!

Ziadin Sela bashkë me nënkryetarin e ASH-së, Remzi Mehmedin, Deputetin Syrja Rashidi  dhe  Omer Ajdinin e FRASH-it, kanë takuar sonte banorët e fshatrave Tuhin, Sërbicë dhe Aranjell të Kërçovës për të dëgjuar hallet dhe problemet e banorëve të kësaj ane.

Sela para të pranishmëve të shumtë   të këtyre fshatrave  ka thënë   se  qëllimi i  tij bashkë me misionin e  Aleancës për Shqiptarët  është të sjellë paqe, rehati dhe mirëqenie  për të  shqiptarët në Maqedoni.

Qëllimi i Aleancës nuk ka qenë asnjëherë dhe ju garantoj se nuk do të ndodhë kurrë që të hakmerret ndaj ndonjë shqiptari, ne do të mbrojmë çdo shqiptarë të punësuar ,do ti çlirojmë ata nga presioni politik që ju bëhet atyre nga BDI-ja.

Administratori shqiptarë është i diskriminuar sepse nuk është avancuar edhe pse i ka përmbushur kushtet ligjore ai edhe pas më shumë se dhjetë vite ende ka mbetur në shkallën e parë si bashkëpunëtor më i ri.

Me ardhjen e Aleancës në Qeveri këta administratorë shqiptarë do të avancohen, do ju pranohen edhe diplomat që kanë marrë pas punësimit të tyre. Aleanca do të mbrojë ata dhe do të krijojmë kushte për punësime të reja sepse në programin tonë politik parashohim ligj për përfaqësim të drejtë, me këtë ligj do të hapen mijëra vende pune për shqiptarët.

Prandaj të nderuar kercovar ,të nderuar shqiptarë ju bëj thirrje që të angazhohemi  maksimalisht dhe bashkërisht të sjellim ndryshimin  e shumëpritur, sepse

ndryshimi tashmë jo që vetëm është bërë i nevojshëm por edhe domosdoshëm edhe për shqiptarët në këto troje. Prania e juaj masovike, sidomos e juve të rinjëve sonte në këtë takim është edhe një konfirmim i mbështetjes tuaj për ndryshim, tha Ziadin Sela./fol.mk