Nën organizimin e degës së LR-së në Kërçovë dhe nëndegës së fshatit Kastriot (Sërbicë), banorët e këtij fshati të Kërçovës i bënë një pritje madhështore liderit të Lëvizjes për Reforma Ziadin Selës, Ai në takim me ta foli për situatën aktuale politike në Maqedoni, ku me theks të veçant u ndal te vendimi për fshirrjen nga listës zgjedhore të mbi 40 mijë votuesve, të cilët kryesisht janë shqiptarë, banorë të rrethinës së Kërcovës, Strugës, Tetovës dhe Kumanovës.  

Me këtë rast z. Sela tha se përfaqësuesit shqiptarë në këto bisedime BDI dhe PDSH, kanë përgjegjësi të drejtpërdrejt për këtë krim politik dhe etnik që ju bëhet shqiptarëve. Ata kanë qenë vetëm dekor në bisedime, ndërkohë që nuk kanë hezituar të miratojnë as politikat më të dëmshme kundër bashkëvendasve të vetë, vetëm se këtë ua ka thënë shefi i tyre, Nikolla Gruevski, duke qenë të gatshëm për të bërë edhe shkelje ligjore dhe kushtetuese, por për këtë do të ketë përballje në institucionet gjyqësore, pavarësisht futjes së drejtësisë nën kthetrat e krimit dhe kriminelëve të pushtetit.

Për ne tashmë është e qartë se ata i kanë ditët e numëruara dhe kalkulimet e tilla për të fshirë këta votues shqiptarë kryesisht nga zonat ku dominohen me shqiptarë, nuk kanë se si shpjegohen ndryshe përveç se frikë e humbjes së pushtetit të tyre dhe ky veprim bëhet me qëllim të rruajtjes së status quos dhe mbajtjes peng të një populli të tërë.

Ajo që ra në sy në takimin e Selës në Kastriot (Sërbicë) të Kërçovës, ishte pikërisht interesimi i madh i Kërçovarëve që mbase kjo mund të jetë një tregues se Kërçova dhe Kërçovarët ia kanë kthyer shpinën tashmë Ali Ahmetit dhe BDI-së.

IMG_20160731_222643 j

©fol.mk