Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot në ora 05:05 në Tabanoc është arrestuar E.H.(27) nga Dobërdolli i Gostivarit.

Siç qëndron në kumtesë, pas kontrollit nga ana e policisë është konstatuar se për të është shpallur fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg për kryerjen e disa veprave penale.