Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka hapur konkursin për mësues të gjuhës shqipe për vitin shkollor 2019/2020 në komunat e Rorschach, Degersheim, Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shtetit për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili njoftoi se afati për dorëzimin e dokumenteve do të zgjasë 14 ditë. Në disa nga kantonet në Zvicër tashmë ka filluar mësimi i gjuhës shqipe. Mësimi nis këtë të hënë do të fillojë edhe në Zyrih.

Sipas të dhënave aktuale nga Zyra e Statistikave Federale (FSO), pjesa më e madhe e popullsisë së përhershme flet gjuhën gjermane ose zvicerane gjermane. Në mesin e gjuhëve jo-kombëtare, gjuha angleze dhe portugeze janë më të zakonshmet e më pastaj është edhe gjuha shqipe

http://www.portalishkollor.al/news/konkurs-per-vitin-shkollor-20192020?fbclid=IwAR2kHAgnBsuu4S6Aa8iOef7BV_elM4FG_Fum7kqp3s5i5gh3h3EmbbpTKqw#.XVe496wi0EU.facebook