Punët për ndërtimin e teatrit shqiptar në Shkup zhvillohen me ritëm shumë të ngadalshëm kurse menaxhmenti i tij thotë se për këtë vit ka nevojë edhe për mjete tjera financiare që projekti të finalizohet. Drejtori i teatrit Adem Karaga vlerëson se mjetet financiare që  janë ndarë për vitin 2017 dhe që janë rreth 100 milion denarë  do të jetë të mjaftueshme deri në fund të muajt qershor dhe me pas do të duhet që me rishikim të buxhetit të ndahen mjete shtesë.

Këto mjete që janë ndarë për këtë vit që janë 100 milion denarë mendoj se deri në fund të  qershorit do të shpenzohen , në kuadër të të gjitha punëve të tjera që duhet të vazhdojnë , dhe kemi një shpresë që me ardhjen e qeverisë së  re në kuadër të rebalancit do të shtohen mjetet për sivjet  dhe ne d të marrim mjetet e duhura për vazhduar punët në formën e rregullt dhe me shpresë që ne në fund të vit të kthehem në shtëpi –deklaroi Adem Karaga, drejtor i teatrit shqiptar.

Karaga megjithatë nuk precizon se ka është shuma e nevojshme dhe kur pritet të përfundojë i gjithë projekti.

 Ne po flasim për gjera të nevojshme për të mbaruar teatri, tani sa është ajo shifër, janë kontabiliteti që vazhdon punën e vetë, po ne nuk jam mjete pa përfunduar punët e caktuara në fazën e caktuar – tha Karaga.

Punët për rindërtimin  e tetarit shqiptarë në Shkup filluan në fillim të vitit 2014 dhe u parashikua që të përfundojnë në shtator të vitit 2015 .Kompania që kishte fituar tenderin për rindërtimin Lamone Morea  falimentoi. Pothuajse dy vite pas afatit të paraparë tetari shqiptar në Shkup mbetet akoma një objekt i pa përfunduar.

Senat Zylbehari