Në analizën për rastet e diskriminimit nga ana e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut është kërkuar që në emër të popullit të ngritet padi për raste të tilla.

Nga Komiteti thonë se duhen ndryshime ligjore urgjente me të cilat do të mundësohej që sektori joqeveritar të ngrit padi penale grupore për rastet lidhur me diskriminimin.

“Dispozita aktuale ligjore është kufizuese për ne si shoqata qytetare që luftojmë për mbrojtjen e të drejtave të grupeve të dëmtuara. Me ndryshimet ligjore do të mundësohej që të arrihet drejtësi për grupet e dëmtuara, të cilat nuk duan që në mënyrë individuale të nisin procedura gjyqësore”, deklaroi Nada Çakovska-Dimovska, nga Komiteti i Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, transmeton telegrafi.

Misioni i OSBE-së mbështet ndryshimet e tilla ligjore, për shkak se siç thonë ata, të testohet sistemi i mbrojtjes kolektive, e drejta dhe interesat e qytetarëve