Nga një porosi në Twitter me logon e VMRO-së, që identifikohen si grupi i VMRO 1893 kërkohet që të dëbohen ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës nga Maqedonia, Fatos Reka dhe Ylber Hysa.

Ajo që vlen të theksohet është se autori i kësaj porosie mban emblemën e partisë VMRO-DPMNE. “Maqedonia duhet të dëbojë dy ambasadorët – atë të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është Maqedonia”, shkruan porosia e profilit me emrin VMRO 1893.