Jusuf Buxhovi është shndërruar në një tabelë qitjeje pas deklaratave të fundit që i ka bërë për luftën e UÇK’së dhe vrasjen e disa anëtarëve të LDK’së, shkruan Gazeta Express.

Ai është sulmuar nga Gani Koci e nga një ish-ushtarë i UÇK’së. Koci ka thënë ‘vlera e vërtetë e UÇK’së është dashur të spastrojë të gjitha mbeturinat e sojit të buxhovëve’.

Ndërkohë ish-ushtari i UÇK’së, e ka quajtur Buxhovin si njeri të UDB-ës.

Megjithatë dikush është vënë në mbrojtje të historianit, për ato që ka thënë.

E kur kanë kaluar dy ditë pas intervistës së tij, Buxhovi e ka shpërndarë në profilin e tij një shkrim të autorit Agron Jaha, në të cilin kërkohet që Jusuf Buxhovi të mbrohet nga SHBA-të, Gjermania dhe Bashkimi Evropian.

Postimi i plotë i Jusuf Buxhovit:

Kërkohet mbrotja e Jusuf Buxhovit nga SHBA, Bashkimi Evopian dhe Gjermania

Nga Agron Jaha

Amerika, Bashkimi Evropian, dhe sidomos Gjermania duhet të vëhen publikisht në mbrojtje të mendimit të lirë dhe të ndërpriten menjëherë kërcënimet ndaj intelektualit erudit, prof. Jusuf Buxhovi t, të gjithë intelektualët e vërtetë shqiptar dhe evropian duhen të ngrejnë zërin e protestës kundër linçimeve dhe kërcënimeve serioze të cubave kundër personalitetit të prof. Buxhovit, për shkak të qëndrimeve të tija parimore dhe demokratike.

Prof. Buxhovi nuk ka probleme me të shkuarën e tij, ata, të cilët po shihet se kanë probleme serioze, ata duhet të disiplinohen përfundimisht nga forca e botës së qytetëruar dhe t mos lihet e ardhmja e Kosovës në mëshirën e një klase të shantazhuar dhe banditeske politike.

Edhe populli shqiptar, nëse ende është gjallë, duhet të vëhet në mbrojtje të profesorit, me këtë ju mbroni Kosovën dhe të ardhmen e juaj dhe të fëmijëve Tuaj. Pra, të solidarizohemi të gjithë me qëndrimet e drejta të Jusuf Buxhovit dhe në funksion të së mirës së përbashkët.