Kjo është Sevimi, nënë e dy fëmijëve. Ajo thotë se është ndarë nga burri para gjashtë muajve dhe prej atëherë, po përballet me shumë vështirësi, pasi është pa punë dhe se s’ka të ardhura.
Për momentin ajo jeton në një banesë me qira, të cilën deri tani ia kanë paguar disa njerëz human.Por për muajin që vjen ajo thotë se duhet të gjejë zgjidhje, ndryshe bashk me fëmijët e saj do të ngelë në rrugë.“E pres kur do të vij pronari tek dera dhe t’i kërkojë paratë. Si do t’i them që nuk kam, nuk kam me i dhanë mandej rrezikoj të mbeti në rrugë, u shpreh Sevim Veseli.

Kushtet e vështira në këtë familje, po i lënë pa shkollë edhe fëmijët. Sevimja thotë se djali dhe vajza ka tre ditë që nuk kanë shkuar në shkollë.“Më shumë fëmijët nuk shkojnë në shkollë, se sa shkojnë. Tre ditë nuk kanë shkuar në shkollë. Nuk kisha, se në shkollë duhet me pas. Ka pasur raste që edhe në kontejnerë kamë kërkuar ushqim, në pikë të natës kam dalë. Djalin e kam të sëmur prej frymës , dhe duhet të ketë për të ngrënë patjetër. Kam dalë natën mos të më shoh ndokush dhe kom gjet bukë dhe i kom dhanë djalit”, tha ajo.

Albini është 11 vjeç dhe është i sëmur nga astma.Ai nuk do lodra. Ai dëshiron të ketë një shtëpi si gjithë shokët e tij.“Dua të kem shtëpi, dhe ushqim” u shpreh Albin Veseli.“Ju kisha bo apel të gjithë vëllezërve ku do që janë. Nuk dua asgjë më shumë vetëm një kulm mbi kokë të kem, tua siguroj fëmijëve. Edhe nëse vdes mos të më mbesin sytë qelë”, shtoi Sevim Veseli.Kjo familje nuk merr as ndihmë sociale. Nëna me dy fëmijët na përcolli me shpresën, se shumë shpejt ditët e mira do të vinë edhe për ta.

Numri për kontakt: +389 71 919 952

https://youtu.be/BSApGO-tFMs