Para se të dilni nga shtëpia, shikoni në pasqyrë dhe largoni një aksesorë.
– Coco Chanel

Asnjëherë nuk është shumë që të kujdeseni për zgjedhjet e këpucëve. Shumë gra mendojnë që nuk është e rëndësishme, mirëpo dëshmia e vërtetë e elegancës është tek këmbët tuaja.
-Christian Dior

Ka shumë vulgaritet në një fustan të një gruaje. Ato tregojnë shumë dhe mundohen shumë. Nuk e kanë të qartë ku është linja në mes të “sexy” dhe “vulgare”.
-Roberto Cavalli

Investoni në këpucë të mira, rrip, çanta dhe kravata, kështu mund të rinovoni gardërobën tuaj vazhdimisht. Jeni të vetëdijshëm për ngjyrat që përdorni por gjithmonë mbani në mend që mund të vishni ose të zezën ose kafen me ngjyrën hiri. Ora është një nga gjërat më të rëndësishme që mund ti blini; ajo flet shumë për ju.
-Giorgio Armani

Personat me shije vendosin aksesorë. Të tjerët patjetër bartin ar.
-Coco Chanel

Mos u marrosni pas trendeve. Mos e leni që moda t’ju mbizotëroj, por ju vendosni se kush jeni, çfarë dëshironi të shprehni përmes mënyrës se si visheni dhe si jetoni.
-Gianni Versace

Parfumi është aksesori që nuk shihet dhe nuk harrohet. Paralajmëron ardhjen tuaj dhe prolongon shkuarjen tuaj.
-Coco Chanel

Një grua pa kapele nuk është plotësisht e veshur.
-Christian Dior

Asnjëherë nuk ja teproni nëse vishni një fustan të zi.
-Karl Legerfeld

Këpucët transformojnë gjuhën e trupit tuaj dhe qëndrimin tuaj. Ato ju ngrisin fizikisht dhe emocionalisht.
-Christian Louboutin

Përgjatë viteve kam kuptuar që ajo çfarë është e rëndësishme tek një fustan edhe gruaja në të.
-Yves Saint Laurent