Procesi i votimit në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të jetë i ngjajshëm me ciklet paraprake zgjedhore. Risia më e madhe do të jetë vendosja e fotos së letërnjoftimit të votuesve pranë emrit të tyre në listën e votuesve. Ngelet në përdorim spreji i padukshëm, i cili mund të vizuelizohet vetëm me përdorimin e llambës UV.

Votë e vlefshme do të llogaritet ajo në të cilën është rrethuar numri rendorë ose bartësi i listës ose simboli i koalicionit ose pratisë.

Vendvotimet duhet të hapen fiks në ora shtatë, kurse votimi zgjatë pa ndërprerje deri në ora 19.Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në Listën zgjedhore dhe posedon kartë identiteti me afat ose pasaportë. Votimi kryhet personalisht.

Pos kartë së identitetit ose pasaportës valide votuesit nuk i pranohen dokumente si leje për vozitje, librezë shëndetësore ose librezë shkollore ose studentore për legjitimim ose çfardo lloj dokumenti tjetër.Votuesit të cilët janë analfabet ose kanë pengesa fizike ai do të vendosë gjurmën e gishtit të madh të dorës së majtë në vendin për nënshkrim.

Nuk lejohet të votojë ai votues i cili do të refuzojë të nënshkruhet ose ti vendoset sprai i padukshëm.Nëse votuesi gabon gjatë votimit nuk do ti jepet tjetër fletvotimi. Nuk lejohet votuesi ta lëshojë vendvotimin nëse nuk e fut fletvotimin në kutinë për votim. Nuk lejohet votimi familjarë dhe grupor dhe votimi në emër të dikujtë tjetër.

Për prishje ose ndonjë parrregullësi tjetër zgjedhore, qytetari mund të dënohet me burg dhe gjobë deri në tre mijë euro. Ju përkujtojmë se Personat që do të fotografojnë fletëvotimin e tyre mund të dënohen me 300 deri 1 000 euro, ndërsa deri 500 euro është dënimi nëse në vendvotim, shkoni me simbole politike.

Për votim familjar ose votim për disa persona dënimi është prej 500 deri 1 500 euro. Dënime të larta Kodi Zgjedhor parasheh edhe për partitë politike dhe mediumet, të cilat nuk i përmbahen rregullave zgjedhore.