Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion Rrugor (KRSKRR) me këshilla deri te shoferët për vozitje në kushtet dimërore në temperatura të ulëta. Në kushte të tilla KRSKRR-ja këshillon të vozitet me goma dimri në të gjitha katër rrotat (thellësi të shenjave prej 4mm), si dhe zinxhirë të cilët vendosen sipas nevojës. Me këtë shoferët jo vetëm që do ta përmbushin obligimin ligjor, por edhe do ta rrisin sigurinë.

Shoferët me vete çdoherë duhet të kenë një lopatë të vogël, pak rërë, një leckë të vjetër për pastrim, fshesë për pastrimin e borës nga dritaret, spërkatës kundër ngrirjes së dritareve dhe spërkatës për brava.

Nga KRSKRR-ja këshillojnë që nga shtëpia të dilet 10 minuta përpara që të ketë kohë për ngrohje të makinës, të shkrihet dritaret ose të pastrohen gomat nga bora dhe akulli. Dukshmëria e shoferit në makinë me dritare të ngrira ose me mjegull disa herë është e zvogëluar, “këndet e vdekura” rriten dhe merret përshtypje se po drejtoni një tank e jo makinë.

Për shkrirje të shpejtë dhe të lehtë të dritareve dhe xhami i përparmë nga KRSKRR këshillojnë të kyçen të gjitha ngarkesat elektrike: dritat, dritat për mjegull, ngrohësi i dritares së pasme, shtypeni frenin dhe kondicionerin. Në këtë mënyrë dritaret do të shkrihen për 3-4 minuta, në vend se për 10 minuta që zakonisht do t’ju nevojiteshin. Kur do të shkrihen dritaret, shoferët një nga një ta shkyçin kondicionerin dhe ngarkesat tjera elektrike të cilat nuk janë të nevojshme.

Nga KRSKRR-ja rekomandojnë të respektohet shpejtësia e vozitjes, veçanërisht në afërsi të vendkalimeve për këmbësorë, shkolla dhe kopshte. Në kushte të dimrit në vozitje, rruga për të ndaluar është për 50 për qind më e gjatë sesa në kushte normale. Të mbahet distancë më e madhe me automjetet para jush. Të mos ndryshohet drejtimi përnjëherë i lëvizjes, Mos të shpejtohet, të zvogëlohet shpejtësia me lëshimin ngadalë të gazit, shtypje të freksionit dhe frenim gradual. Gjatë hyrjes në kthesë dalëngadalë të merret shpejtësia dhe të frenohet ngadalë.

Nëse vozitni në borë të thellë, mbajeni timonin drejtë, që rrotat e përparme dhe të pasme të kenë drejtim të njëjtë të lëvizjes. Nëse jeni bllokuar në borë dhe me rrotat ktheheni në vend, vendosni nën rrota rërë ose lecka të vjetra – kështu më lehtë do të dilni nga bora. Në rrugët përpjetë dhe tatëpjetë të vozitet me shpejtësi më të vogël nga ajo me të cilën vozitet në kushte normale.

KRSKRR këshillon që në dimër çdoherë rezervuari të jetë plot me karburant, pa dallim nëse jeni bllokuar në trafik ose keni aksident në rrugë. Sasia e mjaftueshme e karburantit në rezervuar, theksojnë, do t’ua sigurojë ngrohtësinë e cila do t’ju nevojitet që të sigurt të arrini në shtëpinë tuaj.