Shoqata për politikë ndërkombëtare “Këshilli i ambasadorëve” e vlerëson si hap pozitiv vizitën e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov në Maqedoninë e Veriut, në drejtim të raporteve mes dy vendeve fqinjësore dhe dhënies së impulsit të ri në vazhdimin e bisedimeve rreth zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe obligimet që dalin nga ajo për të dyja palët, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli i ambasadorëve nënvizon se në bisedimet e kryeministrit Petkov të zhvilluara me kryeministrit Dimitar Kovaçevski, me presidentin Stevo Pendarovski dhe me funksionarët e tjerë, përfaqësues të Kuvendit dhe të partive politike nga pozita dhe opozita janë bërë lëshime të caktuara, që flet për gatishmëri nga të dyja palët për të gjetur përgjigjeve adekuatate të sfidave të përmbajtura në marrëveshje, që do të kontribuonin drejt afrimit të momentit në kohën e duhur të fillojnë negociatat e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e Këshillit të Ambasadorëve.

Ata kanë vlerësuar vullnetin e mirë dhe përcaktimin e dy kryeministrave që mosmarrëveshjet e caktuara mes dy shteteve të tejkalohen përmes dialogut të përforcuar, bashkëpunimit dhe kompromiseve në korniza të Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë.

“Këshilli i ambasadorëve vlerëson se rekomandimi i kryeministrit bullgar, i përcjellur përmes mediave, drejtuar udhëheqësve më të lartë maqedonas për emërimin e “ambasadorit të ri, të orientuar kah biznesi dhe pragmatik” të Maqedonisë së Veriut në Bullgari nuk përkon me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike, sepse propozimi për ambasador, përfshirë gjithë karakteristikat e tij është në kompetenca të vendit që e dërgon dhe jo të vendit që e pranon”, theksohet në kumtesë.