Ballina Lajme Maqedoni Këshilli i prokurorëve, zvarrit “Sopotin”

Këshilli i prokurorëve, zvarrit “Sopotin”

Mbledhja e Këshillit të Prokurorëve Publik për të vendosur për fatin e Sopotit nuk u thirr as sot, pavarësisht se kreu i këtij Institucioni Petar Anevski ditë më parë tha se në fund të dhjetorit të mbahet kjo mbledhje. Anevski sot ishte i pakapshëm për të shpjeguar arsyet e mos mbajtjes së seancës.

Alsat M mëson se lënda ende është në duart e anëtarëve dhe se mbledhja do të mund të thirret vetëm pas festave që pasojnë. Mbrojtja është kategorik kundër qasjes, siç e quajnë ata të padrejtë dhe jo ligjore të Këshillit të Prokurorëve Publik. Sipas tyre, këshilli nuk po vepron sipas ligjit pasi që padrejtësisht po zvarrit lëndën “Sopoti” dhe me këtë zbardhjen e këtij rasti. Sipas ligjit për Prokurori Speciale, kërkesa e PSP-së ka për bazë Nenin 2, paragrafi të këtij ligji.