Kompania energjetike EVN ka përfunduar takimin  me Këshillin e qytetarëve të Tetovës të cilëve ua ka dorëzuar përgjigjet me shkrim për kërkesat e tyre.

 

“Kishim mbledhje konstruktive, i sqaruam të gjithë pyetjet e hapura, shtuam sqarime dhe informata edhe për pyetjet që nuk janë në kompetencë të EVN si çmimi, tarifa, liberalizimi etj. Hollësisht i sqaruam temat nga të cilat jemi direkt të prekur si që janë përmirësimi i tensionit në pika kritike të cilat janë  pjesë e programit tonë investues, borxhet e klientëve, kyçjet, përmirësim i shërbimeve ekzistuese të komunikimit etj” deklaroi Atanas Kovaçevski zëdhënës i EVN Maqedoni.