nikovski

Njëri ndër “trurët” dhe këshilltari kryesor për politikë të jashtme të Presidentit George Ivanov, ish-ambasadori Risto Nikovski, nuk ka zgjedhur fjalët më ofendurese për të sharë SHBA dhe NATO, si dhe për të lavdëruar Rusinë dhe Ukrainën. Ai në kolumnën e tij tê fundit “Po ose Jo për NATO-n?”, Aleancën veri-atlantike dhe SHBA-në i quan “forca okupatore” dhe agresor, që sipas tij, pa të drejtë kanë ndërruar pushtetin pro-rus në Ukrainë, dhe tani me “revolucionet laramane” këtë duan ta bëjnë në Ballkan me Maqedoninë, Republikën Serbe dhe me Serbinë.

Sipas Nikovskit “nuk duhet të harrojmë se në vitin 2001 amerikanët dhe NATO ndihmuan terroristët shqiptarë ndërsa Ukraina (me ish qeverinë proruse) ishte vendi i vetëm që e ndihmoi Maqedoninë edhe ushtarakisht”, traansmeton Fakte. Profesori Nikovski, që është ndë këshilltarët kryesor të presidentit Gjorge Ivanov dhe i qeverisë, shprehet se Maqedonia duhet të rishqyrtojë interesin e saj për integrim në NATO pas “sulmit dhe agresionit ndaj Krimesë”. Këtë rishqyrtim, sipas tij “duheshte ta bëjmë edhe nê vitin 2001 kur NATO ndihmoi terroristët e UÇK-së”- është shprehur Nikovski.

nikovski Nato

Është e ditur që hezitimi i partive shqiptare vjen nga inferioriteti përballë partive politike maqedonase si dhe nga mos pasja e një politike të qartë për çështjet me interes madhor për shqiptarët siç janë integrimet euro-atlantike dhe ndërtimi i perspektivës më të mirë për shqiptarët.

Shqiptarët nuk kanë pritje të mëdha nga BDI, përshkak se 15 vite politika e BDI-së në kontinuitet ka qenë improvizim dhe mashtrim ndaj shqiptarëve, ndërsa edhe aryetimet e PDSH-së nuk mbajnë ujë, se të gjitha fajet i ngelin pushtetit, përshkak se shqiptarët asnjëherë nuk kanë parë se cila është alternativa që ofron PDSH-ja. Nëse alternativë na qenka, servilizmi ndaj Ivanovit, dhe duartrokitja në heshtje e Ambasadorit Risto Nikovski, që shanë dhe ofendon SHBA-në dhe NATO-në, atëherë me të drejtë shumica dërmuese e shqiptarëve në Maqedoni shprehen: “Jo faleminderit, na duhen opsione të reja politike, sepse të vjetrat ofrojnë vetëm mashtrim dhe servilizëm”. /FOL.MK

ivanov