Pas dënimit me 15 vjet burgim, veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, ishte caktuar të mbante burgun në Nish të Serbisë.
Shërbimi sekret serb i njohur si UDB kishte përgatitur një planë të detajshëm për ta vrarë.
Demaçi do të transferohej në Beograd dhe rrugës për në burgun e Beogradit nga Nishi, ai do të ekzekutohej, ndërsa arsyetimi për vrasjen e tij do të ndërtohej se kinse Demaçi kishte tentuar ikjen.
Në këtë planë për vrasjen e Demaçit ishin të përfshirë edhe shqiptarë.
Këto dhe shumë detajet të tjera të jetës dhe vepritmarisë së Adem Demaçit mund t’i ndiqni në Klan Kosova, në dokumentarin e realizuar nga Zija Miftari.