Njerëzit që zgjohen herët janë më të shëndetshëm. Trupi i tyre zgjohet në mënyrë natyrale, për shkak se ora biologjike e tyre është e mrekullueshme.

Ju sigurisht jeni një person që ‘dështoni’ çdo herë për t’u zgjuar herët në mëngjes, duke ‘luftuar’ për t’i hapur sytë çdo 10 minuta.

Këto mëngjese të tilla sigurisht se nuk janë të dëshirueshme. Kështu, çfarë të bëni që të bëheni një person më i hershëm?

1. Bëni më shumë gjumë 
Trupi ynë ka nevojë për 6 deri në 9 orë gjumë çdo natë, kështu që nëse dëshironi të zgjoheni lehtë në mëngjes, ju duhet ta përmbushni këtë kërkesë trupore. Bini më herët për t’u zgjuar më herët!

2. Krijoni mjedisin e duhur 
Të shikoni filma, të hani, të pini dhe të flini më pas nuk është mirë, kështu që mos i bëni këto para gjumit. Kur zgjoheni në mëngjes, çohuni menjëherë nga shtrati sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe mos thoni “edhe pak”. Shkoni në kuzhinë dhe pini një gotë ujë për të hequr plotësisht gjumin, shkruan Gazeta Express.

3. Relaksohuni 
Trupi ynë ka nevojë për kohë relaksuese. Meditimi është mënyra e parë për ta hequr stresin dhe për t’i relaksuar muskujt. Para se të shkoni në shtrat, bëni një dush të nxehtë dhe fokusohuni në frymëmarrjen tuaj. “Një ritual i vazhdueshëm i kohës së gjumit e mëson trurin që të përshtatet me kohën e fjetjes dhe zgjimit”, thotë Jessica Alexander nga The Sleep Council.

4. Nuk ka ekrane para gjumit 
Ekspozimi ndaj dritës blu para se të shkoni në shtrat ndikon dukshëm në kualitetin e gjumit tuaj, për shkak se ajo e parandalon trupin që të lirojë melatonin, një përbërës në trupin tuaj i cili ju ndihmon të flini. Provoni të mos e përdorni celularin për të paktën një orë para se të shkoni në shtrat!