Universiteti numër një në botë, ai i Oksfordit, së shpejti do të ofrojë falas kurse të mëdha në internet.

Kështu, Universiteti i Oksfordit do t’i bashkohet institucioneve të tjera prestigjioze, si Berkeley, Harvard dhe MIT, që tashmë ofrojnë kurse të tilla falas online.

Nga shkurti i 2017’s, Universiteti i Oksfordit do të bashkëpunojë me platformën e mësimit online “edX” për të ofruar një kurs falas ekonomie, me titull: “Nga varfëria në pasuri: Kuptimi i zhvillimit ekonomik”.