Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sonte po e marton djalin e tij, Besnikun.

Klan Kosova ka siguruar një video në të cilën Mustafa shihet duke vallëzuar me djalin dhe nusen.

Janë të rralla rastet kur Mustafa është parë tek kërcen, madje ai cilësohet edhe si njëri nga politikanët më serioz.

Mustafën sot më herët e kishte vizituar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për t’i uruar martesën e djalit.