Pesë persona kanë vdekur nga protestat e dhunshme që ndodhën para dy ditësh në Capitol Hill në Washington D.C ku ndodhen dy dhomat e Kongresit dhe Senatit.

Një oficer policie ka vdekur pas lëndimeve të marra në përleshjet me protestuesit e dhunshëm pro-Trump.

Oficeri Brian Sicknik u dërgua në një spital lokal por nuk arriti të ju mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq të enjten mbrëma.

Viktima tjetër në përleshjet e dhunshme mes policisë dhe protestuesve ishte edhe nje veterane e Forcave Ajorore amerikane e cila u qëllua me armë nga policia brenda ambienteve të kongresit derisa mundohej të thyente derën për tu futur në dhomën ku kongresmenët ishin mbledhur, shkruan CNN.

Autoritetet e identifikuan atë si Ashli Babbitt, 35 vjeçare.

Tre persona të tjerë që poashtu vdiqën gjatë trazirave të së mërkurës sipas policisë ishte shkaku i komplikimeve shëndetësore përshkak sëmundjeve të tjera shoqëruese gjatë trazirave.

“Një grua dhe dy burra të tjerë kanë vuajtur nga komplikimet shëndetësore që rezultuan me vdekje”,

Policia i ka identifikuar tre viktimat tjera si Benjamin Phillips 50 vjeçar, Kevin Greeson 55 vjeçar dhe Rosanne Boyland 34 vjeçare.