Mirë se vini në botën magjike të YouTube.

Aty ku klikimet i japin rëndësi gjithçkaje. Njihuni me 10 individët më të çuditshëm të cilët kanë krijuar vlera për veten përmes mbështetjes  së konsiderueshme në internet.

Mikel Ruffinelli – me të pasmet më të mëdha në botë

Mikel Ruffinelli ka  të pasmet më të mëdha në botë. Ajo me të vërtetë ka nevojë të dobësohet pasi ndryshe do t’i duhet të paguajë për dy vende në avione dhe trena. Por kjo mama që jeton në Los Angeles, insiston se nuk ka ndërmend të humbë peshë kurrë pasi nga youtube fiton 96,695 dollarë.

 

 
 
 

David Matlock krijoi gruan perfekte

Kur kirurgu plastik David Matlock u takua me gruan e tij të ardhshme Veronica, vendosi që ta kthejë atë në gruan perfekte me anë të një diete të rreptë, regjimi të ashpër me stërvitje për të modifikuar trupin. Ata arrijnë të fitojnë nga youtube plot 40.005 dollarë.

 

Cassidy Hooper , e lindur pa hundë dhe sy

Vajza amerikane, Cassidy Hooper ka lindur me mungesën e dy prej tipareve më të rëndësishme të fytyrës,  sytë dhe hundën.

Por ajo është një vazjë e fortë e cila nuk dorëzohet. Po iu nënshtrohet ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale për t’i patuar këto tipare në fytyrën e saj. Le të kryqëzojmë gishtat për Cassidy-n.

 

Asha Mandela, flokët më të gjatë në botë

Takoni flokët më të gjatë të Asha Mandela të cilat janë më të gjata  se një autobus në Londër. Por  pavarësisht se flokët e saj mbajnë një rekord botëror, 47 vjeçarja dëshiron t’i zgjasë edhe më shumë edhe pse mjekët e paralajmërojnë  se  po vazhdoi kështu,  mund të paralizohet.

Michele Koebke ,  me belin më të hollë

Michele Koebke ka zvogëluar belin e saj nga 64 cm në  40 cm duke veshur një korse të përditshme për tre vite rresht.  24 vjeçarja nga Berilini i Gjermanisë thotë se nuk do të ndalet  me kaq, pasi i ka vënë synim vetes ta zvogëlojë më shumë duke e çuar deri në 38 centimetra. Nga kjo, Michele fiton rreth 81, 749 dollarë nga youtube.

Elisany da Cruz Silva, modelja më e gjatë në botë gjen dashurinë

Modelja më e gjatë braziliane Elisany da Cruz Silva, rreth 2.5 metra ka gjetur dashurinë tek djali i quajtur  Francinaldo, 1.6 metra . Dashuria e vërtetë nuk njeh kufij. Ata fitojnë nga youtube, 74.379 dollarë.

Romario Dos Santos Alves, injekton vaj në krahët e tij

Bodybuilder-i Romario Dos Santos Alves e ka modeluar veten e tij në një mënyrë të pabesueshme. 25  vjeçari ka injektuar tek krahët kokteil nafte dhe alkooli për të pompuar bicepsin e tij. Dhe rezultati është befasues. Ky veprim i shton atij të holla të mjaftueshme por edhe një katalog me probleme serioze shëndetësore. A ia vlejnë 82.145 mijë dollarë fitime?

Kann Trichan, i skuq pulat me duart e tij

Një ditë, teksa po punonte në tezgën e tij duke shitur pula, tajlandezi Kann Trichann pa një ketër teksa hante një mango, e cila ra menjëherë në vaj shumë të nxehtë.  Vaji spërkati gjithë lëkurën e tij, por atë nuk e gjeti asgjë. Kështu, Kann zbuloi talentin e tij të veçantë. Ai tani mban rekordin botëror të Guinnesit. Dhe fiton nga youtube, 45.863 dollarë.

Piyah Martell, transgjenderja adoleshente pa këmbë

Piyah Martell ka lindur në Kaliforni dhe e dinte që në fillim se ishte një grua e bllokuar në trupin e një mashkulli. Ajo ka lindur edhe me një të metë, 2 këmbët i ka aq të vogla saqë nuk mund t’i përdorë ato.

Pavarësisht kësaj, Piyah bën maksimumin për ta jetuar jetën dhe është mësuar të ecë tashmë me duar. Fitimet e saj kapin shifrën e 25.186 dollarë.

Lia Benninghoff & Aro Draven , vampirët e vërtetë

Njihuni me çiftin të cilët i pëlqejnë aq shumë vampirët saqë kanë vendosur të bëhen si ata. Çifti anglez pinë gjakun e njëri-tjetrit dhe ju pëlqen ta konsumojnë mishin e gjallë. Shpresojmë që ta mbajnë hobin e tyre të vogël vetëm për veten e tyre dhe të mos jenë në kërkim nga banorët  përgjatë festave.

Fitimet e tyre shkojnë deri në 8918 dollarë.