Nga:Jeta XHARRA

Përnime jam tu pa diçka pozitive në këtë që ndodhi mbramë, ma në fund kemi politikanë, ma shumë se një edhe me shumë se në një parti, që thonë “ma përpara e lëshojmë karriken se që ja thejmë premtimin e dhanun votuesve”. E për ne që insistojmë me i marr premtimet e tyre në zgjedhje edhe kemi insistu me kriju klimë në të cilën ata e mbajnë fjalën e dhanë, për ne kjo që ndodhi mbramë është fakt që paskemi qasi politikanë që janë në gjendje me e bo këtë për dy arsye 1. S’e kane bishtin e nxont me naj dosje kriminale apo tender (që nënkupton që kanë ftyrë) 2. Nuk janë tërpijana e tërpijajka që mu mashtru me naj tender, naj tokë, naj shpi, naj shpronsim, a naj “udhëtim jashtë vendit”!

Hej njerz, per një Kosovë sa grima, me i pas disa njerëz të tillë e që janë hala në politikë mrena në Ks e jo në ekzil si Fan Noli as nëpër konzulenca, me të vërtetë nuk o bash punë e vogël! Plus kjo e mbajtje e fjalës ka me i ngrit standardet për të tona partitë tjera prej tash e tutje, jam e bindun, krejt kanë me mendu pak ma shumë çka na thonë në zgjedhje tjera e qe besa edhe na kena me pas kërkesa ma të nalta se e kemi pa që është e mundun me majt fjalën përkundër krejt presioneve.

E ku po mbesim ne qytetarët/votuesit? Na nihere pi lajmë duart e masnej po i fërkojme duart. Sepse pandemia ka me kalu. Kshtu qe, shihemi, siç po thot Amelika, ‘pas pashkëve’ te kutijat e votimit! E për këtë, pra që kena me ju kallxu qefin në kuti të votimit, na juve po ju japim Besën e Shqiptarit (sot s’po ju qaki dorën tu ju dhanë besën po ju dergomani një te qakme virtuale poshtë).

Edhe njëhere faleminerës për krejt juve që nuk na e keni shkel besën mrame, keni bo qashtu qysh na e keni dhanë premtimin në zgjedhje, për qato ju kemi qu atje me na e qu amanetin në vend. Jau kthefshim per t’mire!