Këto 4 llogari në rrjetin social Instagram janë me të vërtetë interesante.

Ja cilat janë ato:

Miserable_men

Kjo llogari do të jetë e preferuara e meshkujve, sepse pasqyron makthin e tyre: shopping me një femër. Orë të tëra pritjeje, mërzitjeje, lodhjeje. Nuk do të shikoni vetëm të njëjtin mashkull, janë disa, që përjetojnë të njëjtën “tragjedi”, sipas tyre. Fotot fundja flasin vetë.

Failed Tattoos

Tatuazhet janë përhapur më shumë se kurrë. Por nuk është e thënë që gjithmonë të dalin ashtu siç njerëzit i kërkojnë. Ka edhe disa që konsiderohen si të këqija. Shumë të këqija. Kjo llogari do ju vërtetojë se ato që shikoni nëpër rrugë, s’kanë qënë më të këqijat dhe më të çuditshmet. Ka dhe më keq.

Jamesfrancotv

Llogaria e aktorit të njohur nuk është një llogari e zakonshme e një celebrity. Shumica e pastime të tij mund të kenë të bëjnë me profesionin, por ka edhe disa të tjera që të bëjnë të besosh se ky njeri mund t’i bëjë të gjitha. Madje edhe të xhirojë një film me lesbike vampirë.

Jinushikeisuke

“Forever alone”. Më shumë se në këtë llogari nuk keni ku ta gjeni. Ky djalë poston vazhdimisht foto me të dashurën e tij “fantastike” në aktivitete të ndryshme. Sa keq! Me siguri që do të ketë dhe për të një shpirt binjak.