Shumica e grave thuasje kanë të njëjtat gjëra në çantën e tyre: një celular, kuletën (qoftë me lekë apo jo) kartat e kreditit, karta e identitetit, të kuq buzësh, dhe ndoshta një pasqyrë. Vërtetë, këto janë të gjitha të nevojshme, por mesa duket ekzistojnë 5 objekte që janë edhe më të rëndësishme se këto që përmendëm më lart. Nëse në çantën tuaj nuk ndodhet një nga sendet e mëposhtme , kujdes, juve ju mungon një send tejet thelbësor. Nuk i dihet se kur mund të keni nevojë për të.
1. Nëse keni makinë, gjithnjë duhet të keni një çelës rezervë.
2. Një stilolaps. Teknologjia mund t’ju lërë në baltë në çdo kohë ndërsa një stilolaps jo .
3. Fije dentare.
4. Peceta të thata dhe të lagura.
5. Gjithnjë në një xhep të çantës duhet të keni disa të holla. Fshihini e mos i përdorni pa arsye, por vetëm në rastet vërtetë urgjente !
Po ju i keni këto të fundit gjithmonë me vete?