Asnjë burrë nuk do të qëndrojë me një grua që nuk respekton dëshirat e tij dhe personalitetin. Në këto situata, sado i durueshëm mund të jetë partneri, një ditë do lodhet dhe fundi do jetë i pashmangshëm. Zbulo pesë sjelljet që asnjë burrë nuk i do tek një grua.

Të duash ta bësh ‘shtëpiak’
Gratë që duan t’i kthejnë burrat në objekte të tyre, gjithnjë të gatshëm t’u shërbejnë, janë terrori i burrave. Askujt nuk i pëlqen të ndihet i kufizuar nga detyrime dhe rutina që nuk i lenë hapësirë vullnetit të tij. Në një marrëdhënie, të du dhet të dorëzohen dhe të ndihmojnë njëri tjetrin që marrëdhënia të funksionojë. Gratë që duan ta komandojnë burrin dhe nuk i lënë hapësirë atij, mund të përfundojnë vetëm.

Kotrollojnë gjithçka
Bashkëshortët kanë të drejtë të bashkëveprojnë dhe të komunikojnë me miq dhe familjarë, t’u dedikojnë kohë hobive të tyre dhe vetes gjithashtu, sepse martesa nuk është një burg, është një zgjedhje e ndërgjegjshme dhe e lirë e dy personave që duan të jenë të lumtur.

Asnjë burri nuk i pëlqen një grua që tallet duke ardhur 20 minuta me vonesë për t’u kthyer në shtëpi nga puna, që i ndalon të shohin miqtë ose që i kontrollojnë celularin, për shembull.

Të mos bëjë kompromise
Në një marrëdhënie, çdo kush bën të pamundurën që gjithçka të funksionojë. Nuk është e leverdisshme për gratë të mendojnë që burrat duhet të dorëzohen, të ndryshojnë sjellje ose të mos bëjnë më atë që u pëlqen. Të gjithë kanë nevojë për kohë dhe hapësirë.

Konkurencë
Askush nuk meriton të qëndrojë me një person që e bën marrëdhënien një mundësi për të treguar sa superior është ndaj tjetrit. Një çift duhet të mbështesë njëri tjetrin dhe të jenë të lumtur për rezultatet reciproke, pavarëissht nga fakti se do të thotë një rrogë apo një punë më e mirë. Dashuria nuk është një konkurencë dhe gratë që nuk e kuptojnë mund të përfundojnë vetëm.

Xhelozia
Baza e çdo marrëdhënieje është besimi dhe bashkëveprimi. Si një burrë, edhe një grua duhet të ketë besim tek besnikëria e partnerit. Nuk ka gjë më lodhëse në një lidhje apo martesë se të jesh pranë një personi që dyshon vazhdimisht në besnikërinë tënde.