Djaloshi më ri që humbi jetën në përmbytjet që goditën rajonin e Shkupit është 2 vjeçari Enes Mustafa nga Çento, dhe shumica e viktimave janë nga Çento.

Ka dy të vdekur nga Kriva Pallanka dhe një nga Kumanova dhe Tetova. Ende nuk është identifikuar një viktimë.

Fol.mk më poshtë ju sjellë viktimat e identifikuara nga MPB-ja në përmbytjet në Shkup:

– Bajram Mustafa i lindur më 1949) dhe Enes Mustafa i lindur më 2014), nga Çento, gjyshi dhe nipi
– Katerina Mitrova e lindur 1933 nga Çento

– Slavka Iliç e lindur më 1956) dhe Tomislav Ilic i lindur më 1950 në Çento, burrë dhe grua
– Gjilmez Muharemi i lindur më 1940 nga Çento
– Murat Saiti i lindur më 1957 nga Hasanbegu
– Marina Velinovska e lindur më 1977 dhe Jovan Velinovski nga Kriva Pallanka
– Zemrije Sinani e lindur më 1985 nga Çento
– Nade Ilievska e lindur më 1955 nga Stajkovci
– Blaga Jovevska e lindur më 1941 nga Smilkovci
– Furkan Fejzullahu i lindur më 1987 nga Hasanbegu
– Mirko Mitkovski i lindur më 1949 dhe Sasho Mitkovski i lindur më 1971 nga Cresheva.
– Qazim Iseni i lindur më 1933 nga Hasanbegu
– Lubica Dimçevska e lindur më 1935) nga Cresheva
– Ubavka Jovevska e lindur më 1965 nga Stajkovci
– Zhaklina Bozhinovska e lindur më 1973 nga Kumanova
– Dostana Dimitrievska e lindur më 1974 nga Tetova.