Kate Moss është një ndër ikonat e pistës së modës, ndërsa ishte ikonë në vitet e 90’ta.

Modelja e njohur në një intervistë për gazetën britanike The Guardian, ka bërë të ditur se me shumë qejf i viziton dyqanet me vesh-mbathje të përdorura, ku mund të gjesh shumë gjëra të bukura.
Këto janë këshillat e saj sa i përket modës:

Mos u përqendroni në firma e njohura

Njerëzit më së shumti zgjedhin veshje të brendeve të njohura sepse mendojnë se ato janë cilësore, por nuk është gjithmonë ashtu, Është shumë me rëndësi të dini të dalloni cilësinë dhe gjendjen e veshjeve. Zgjidhni materialet natyrale si pambukun, leshin …

Mos u ngutni me blerje

Nëse shihni diçka që u pëlqen, mos e blini menjëherë. Ndoshta qysh në shitoren e ardhshme do të shihni të njëjtën gjë me çmim dyfish më të lirë.

Hapni sytë

Shikoni të gjitha raftet sepse veshjet më të mira kurrë nuk shfaqen e kukullat e butikut. Hapni sytë dhe keni durim.

Vizitoni dyqanet me veshje të përdorura

Në to mund të gjeni perla të vërteta, sidomos veshje të cmueshme të kohërave të mëparshme të cilat nuk mund të i gjeni në dyqane të zakonshme.