Nga burime partiake të strukturave të larta mbrenda PDSH-së, mësohet se bisedimet mes dy partive kanë filluar intenzivisht mes LSDM-së dhe PDSH-së.

Jo zyrtarisht mësohet se paketi i Aleancës për Shqiptarët është shkurtuar për gjysmë dhe se PDSH-së iu janë ofruar vetëm 10 drejtori dhe 1 zv. ministër ai i Mbrojtjes. Por siç është thënë edhe më herët kushti i vetëm i PDSH-së është që ti kalohet ministria e punëve të mbrendshme dhe një përfaqësues në drejtorinēe re të përgjimeve, pritet oferta e rradhës nese do të pranohet kërkesa e tyre apo jo!

Nga partia e Amdi Bajramit gjithashtu priten të fillojnë reagimet nëse LSDM pranon kushtin e PDSH-së, por një gjë e tillë mund të tejkalohet nëse i njejti i bashkohet grupit parlamentar të BDI-së ashtu siç kishte deklaruar më herët për Alsat-M.