Gjendja ekonomike në shtet është shqetësuese në radhë të parë për qytetarët. Një pjesë e të anketuesve presin që në të ardhmen t’u mundësohet jetë më cilësore dhe ekonomikisht më të lehtë për të gjithë, të hapen vende të reja të punës, si dhe njëtrajtësisht të zhvillohen të të gjitha rajoneve në vend me qëllim që të ndërpritet migrimi drejt Shkupit.

 

“Të rregullohet ekonomia, ajo është më se e nevojshme. Të rritet punësimi i popullit, të zgjidhen rastet sociale. Le t’i zgjidhin këto probleme e më tutje do të jetë më mirë”.

“Pension më të madh që të jetoj më qetë. Nuk ka para, nëse nuk ndihmojnë diçka nga jashtë do të jetë shumë vështirë. Nevojiten para ndërsa shteti është në humbje. Nëse është ashtu siç thonë”.

“Të hapë vende të reja të punës, për mua kjo është më e rëndësishme, asgjë tjetër”.

Profesori universitar, Gadaf Rexhepi, shprehet për Alsat-M se pushteti i ri nuk duhet të shikojë vetëm rritjen ekonomike, por të fokusohen në zhvillimin ekonomik që do ta kishin ndjerë qytetarët. Kjo nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës.

Në programin e Qeverisë premtohet rritje ekonomike prej 5%, pagë mesatare prej 500 euro, subvencione më të larta për bujqit, 100 herë mbështetje më të madhe financiare për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme, kthim të borxheve ndaj ekonomisë, eksport më të madh dhe krijimin e klimës së përshtatshme afariste./Telegrafi/