Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilët do të mbahen më 11 dhjetor, votuesit nuk do të shënohen me marker ose ngjyrë në gishtat e dorës. Me principin e ri, në listën afër emrit, mbiemrit dhe të dhënave tjera për votuesin do të qëndroj fotografia e tij nga letërnjoftimi ose pasaporta. Votuesit edhe më tej do të shënohen por me sprej pa ngjyrë i cili mund të shihet vetëm me UV-llambë.

Gjatë hapësirës në të cilën votohet, komisioni zgjedhor së pari do të kontrolloj votuesin me UV-Llambë, nëse më parë ka votuar, ndërsa më pas do të kontrollohen dokumentet e tij. Me principin e ri do të inkuadrohet edhe fotografi e votuesit me çka do të lehtësohet procesi i identifikimit.