Kaliumi luan rol jetik për shumë sisteme në trup, veçanërisht për sistemin nervor, muskular dhe atë kardiovaskular. Ai është një elektrolit që zvogëlon efektet e natriumit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Kur ulet niveli i kaliumit në trup shkakton një sërë problemesh shëndetësore.

Rrahje të ngadalta të zemrës: kjo simptomë mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh të tjerë, por mungesa e kaliumit në trup është një ndër më kryesoret. Në këto raste është shumë e rëndësishme të mbani nën kontroll nivelin e rrahjeve të zemrës me një dietë të pasur me kalium.

Lodhje kronike: Lodhja është gjithashtu një nga simptomat e zakonshme të niveleve të ulëta të kaliumit në trup. Kjo lloj lodhjeje ndryshon nga të tjerat, pasi ndihet në të gjitha pjesët e trupit.

Ligështi apo marramendje: Kur nivelet e kaliumit bien në trup në mënyrë drastike, rrahjet e zemrës ngadalësohen dhe kjo gjë çon në ligështi dhe marramendje.

Presion i lartë i gjakut: Kur nivelet e kaliumit bien, enët e gjakut shtrëngohen dhe shkaktojnë presion të lartë në gjak. Në këto raste është absolutisht shumë e nevojshme ta mbani nën kontroll rritjen e presionit të gjakut.

Dobësi muskulare: Funksioni i duhur i sistemit muskular në një masë të madhe varet nga kaliumi sepse ky mineral siguron tkurrje të muskujve të lëmuar. Nga ana tjetër, nivelet e kaliumit shkaktojnë spazma dhe dhimbje.

Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash: janë një tjetër shenjë që çon trupi në rastet e mungesës së kaliumit në trup, sidomos në zonën e krahëve dhe këmbëve.

Kapsllëk: mungesa e kaliumit çon në ngadalësimin e funksioneve trupore dhe kjo gjë vlen edhe për sistemin tretës. Kjo gjë çon në kapsllëk, gazra, fryrje të barkut etj, përgatiti Koha. (b.an)