Për të gjithë të varurit nga udhëtimet, për këtë vit lista e destinacioneve më të veçanta përfshin vende të cilat janë ende në fillesa eksplorimi. Sipas “Lonely Planet”, në radhitjen e rajoneve që duhen vizituar për këtë vit mund ta filloni me Perunë.

Choququirao, e fshehur në luginën e thellë Apurimac. Një teleferik do ta nxjerrë në dritë këtë destinacion në vitin 2017.

Së dyti vizitoni Taranakin në Zelandën e Re. Vetëm 2 për qind e vizitorëve të Zelandës së Re e kanë vizituar këtë rajon. Ajo që do të gjëni aty është një jetë shumë e gjallë e artistëve, regjisorëve, piktorëve dhe poetëve.

Së treti vizitoni Azores në Portugali. Natyra e mrekullueshme, kultura iberike dhe sidomos mungesa e bollëkut të udhëtarëve e bëjnë këtë vend të padiskutueshëm. Por sekreti nuk do të zgjasë shumë. Turizmi këtu është rritur me 31 për qind përgjatë vitit të fundit, kështu që vizitojeni në 2017-n, para se magjia të marrë fund.

Vizitoni më pas North Wales në Mbretërinë e Bashkuar. Në një fabrikë alumini në luginën Conwy, Surf Snowdonia po shndërrohet në shembullin më të mirë të rishpikjes së North Wales. Makineria e kësaj lugine gjeneron valët e sërfit më të mëdha.

Zgjidhni të vizitoni Australinë e Jugut. Klima e saj mund të jetë e nxehtë, por përzierja brilante e verës, festivalet, apo plazhet masive mund të bëjnë xhelozë edhe Bahamasin. Mbretëreshqa Mary 2 e ka vendosur në listën e saj të udhëtimve për 2017-n këtë destinacion.

Po ashtu ndër rajonet kryesore të këtij viti mund të rendisni edhe Aysen në Kili, The Tuamatos në Polinezi, Coastal Georgia në SHBA, Perak në Malajzi dhe The Skelling Ring në Irlandë.