Filipçe paralajmëroi për vendosje të sërishme të restrikcioneve për shkak të mosrespektimit të masave

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe porositi se përsëri do të sillen restrikcione në disa vende nëse këtë e kërkon gjendja epidemiologjike. Këtë e kishin analizuar sot në mbledhje të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe do ta ndjekin syhapur gjendjen në ditët në vijim. Deri më tani ende nuk ka nevojë për një masë të tillë sepse po ndiqen vatrat e virusit.

Masa të karantinës mund të vendosen për komunat ku ka numër të rritur të të infektuarve. Ato janë Saraji, Çairi, Gazi Baba, Buteli dhe Aerodromi ku ka koncentrim më të madh të të infektuarve të rinj. Gjysma e 52 të infektuarve të rinj (gjegjësisht 26) gjatë 24 orëve të kaluara janë nga Shkupi.

Sipas Filipçes, shqetëson ajo që qytetarët nuk i respektojnë masat e rekomanduara për bartjen e maskës dhe distancës, ndërsa ka edhe shkelje të vendimeve për izolim dhe lëvizje jashtë karantinës, ka tubime grupore, si dhe mungesë bashkëpunimi me epidemiologët, dhënia e të dhënave dhe adresave të rreme që të mos iu dërgohen vendime për izolim. Ai tha se do të ketë kontrolle më të mëdha, ndërsa nga MPB-ja kërkoi sanksionime më të mëdha.

Theksoi se edhe krahas lehtësimit të masave dhe heqjes së orës policore, masat për mbrojtje mbeten dhe siç tha, ato janë të qarta dhe nuk janë të rënda që të zbatohen.

“Një numër i madh i qytetarëve nuk janë të vetëdijshëm për virusin dhe sëmundjen. Mospërfillja e virusit nuk do të na ndihmojë, por e rëndon situatën”, paralajmëroi Filipçe.

Ai duke i bërë të ditura statistikat, tha se në 14 ditë përqindja e të infektuarve është 5,5, ndërsa në to janë llogaritur edhe nga skriningu nga momenti kur filloi të bëhet në kopshte.

Përmbushja e kapacitetit të spitaleve është 11 për qind dhe ato janë në kondicion të mirë. Numri i punonjësve shëndetësorë të shëruar është i lartë, tha Filipçe, gjegjësisht 92 për qind.

Incidenca në 14 ditë është 10,3 për qind, tri herë më e vogël që nga piku në prill. Ka 15 qytetet në të cilat ishin regjistruar të sëmurë, ndërsa më nuk ka të infektuar.